VIDEO/ Besiktasi nuk gabon në transfertë, Muçi dhe Rashica fitojnë “derbin” e shqiptarëve

Skuadra e Besiktasit ka arritur të fitojë ndaj Sivassporit me shifrat 2-0 në “derbin” e shqiptarëve. Skuadra e Muçit dhe e Rashicës arriti të mposhtë ekipin e Rey Manaj në transfertë.

Golat për skuadrën e kryeqytetit turk i shënuan Topcu në pjesën e parë dhe Joao Mario në fundin e takimit nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 54-t, Ernest Muçi ishte i pari nga lojtarët shqiptarë që u zëvendësua në këtë sfidë.

Ndërsa në minutën e 89-të, Milot Rashica doli nga fusha e lojës për t’i lënë vendin Fahri Kerem Ay. Ndërsa Rey Manaj e luajti ndeshjen nga fillimi deri në fund.

Goli i parë i Besiktasit

Lajme të tjera |  Anglia “pushton” Evropën, dërgon 6 ekipe në Champions

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us