VIDEO/ “Boom-boom” Erald Çinari, shkodrani çmend Armeninë 3 me golat e tij

Erald Çinari është shfaqur protagonist absolut në ndeshjen që ekipi i tij, Noah po luan përballë Gandazasar në Premier League armene. Pjesa e parë e kësaj sfide është mbyllur 3-0.

Ishte pikërisht ylli shqiptar ai që shënoi të 3 golat për të tijët. Si fillim, Çinari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 7-të. Golin e dytë e shënoi në të 12-tën, ndërsa për të 3-tin mendoi në minutën e 30-të.

Një paraqitje spektakolare e shkodranit në 45 minutat e para në Armeni. Paraqitjet e tij sa vijnë dhe rrisin nivelin, me Çinarin që ka kohë që është kthyer në një pikë kyçe te ekipi i Noah.

Lajme të tjera |  Mbi 1 milionë euro në sezon, Ardian Ismajli arrin akordin me ekipin e Serie A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us