VIDEO/ Brazili luan “poker” me Perunë, Uruguaj ngec papritur ndaj Ekuadorit (REZULTATET)

Në orët e para të mëngjesit janë luajtur 4 ndeshje në Amerikën e Jugut të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Në këto 4 ndeshje u shënuan plot 13 gola.

Brazili ia doli që të triumfonte me rezultatin e thellë 4-0 kundër Perusë. Brazilianët e kishin të lehtë në këtë ndeshje, duke dhuruar spektaktël me golat e shënuar nga Raphina (2) dhe Pereira me Luiz Henrique.

Në ndeshjet e tjera, Paraguay fitoi 2-1 përballë Venezuelës, ndërsa Uruguaj barazoi 0-0 me Ekuadorin. Në sfidën tjetër, Argjentina shkatërroi 6-0 Bolivinë, me Leo Messin i cili shkëlqeu me 3 gola.

Kujtojmë që vendin e parë e mbajnë pikërisht kampionët e botës me 22 pikë, teksa poshtë tyre vijnë Kolumbia (19), Uruguaj dhe Brazili (16), Ekuadori dhe Paraguaj (13), ndërsa Bolivia në vendin e 7-të me 12 pikë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Rikthehet pas 2 vitesh, Paul Pogba shpërthen në lot duke firmosur kontratën me Monacon

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us