Një gol nga mbrojtësi i krahut Cucurella në mesin e pjesës së dytë ishte i mjaftueshëm që Chelsea të mposhte Manchester Unitedin, i cili tashmë i përqendruar në finalen e Europa League të së mërkurës kundër Tottenhamit, dhe të mbetej në garë për një vend në Champions për sezonin e ardhshëm. Me këto tre pikë, skuadra e Maresca-s i përgjigjet fitores së Aston Villa-s ndaj Spurs dhe barazohet në vendin e tretë, ku ndodhet edhe Newcastle. Manchester City aktualisht mban vendin e 6-të, por ka një ndeshje më pak dhe nëse fiton kap zonën Champions, tregues se gara do të jetë e ethshme deri në javën e fundit.