VIDEO/ ÇUDIRA SHQIPTARE! Ekipi braktis ndeshjen për një faull, arbitri i ndëshkon të gjithë lojtarët me kartonë!

Një situatë tepër e çuditshme ka ndodhur në kampionatin shqiptar të futbollit. Më saktë në ndeshjes mes Gramozit dhe Bylisit B, e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë së Tretë.

Kur sfida ishte 2-0 në favor të Gramozit, në pjesën e dytë, skuadra e Bylisit vendosi që të braktiste ndeshjen. Ishte vetë trajneri i ballshiotëve ai që mori lojtarët e tij dhe shkuan drejt dhomave të zhveshjes. Shkak për këtë sipas trajnerit të Bylisit u bë një faull i padhënë.

Por pas 8 minutave, ekipi vendosi që të rikthehej në fushën e lojës. Situata e çuditshme ndodhi pikërisht tani, kur arbitri i ndeshjes Ervin Kotemelo ndëshkoi të gjithë lojtarët e Bylisit me kartonë të verdhë.

Lajme të tjera |  Tensionet para ndeshjes/ Serbët provokohen nga gjithçka: Varet nga lojtarët tanë të qëndrojnë të qetë...

Madje, Treni dhe Maçolli të cilët ishin ndëshkuar më herët me kartonë të verdhë, u ndëshkuan me të kuq. Kështu, lanë ekipin me dy lojtarë më pak.

Momenti kur skuadra e Bylis B vendos të braktisë fushën

Momenti kur skuadra rikthehet në fushë

Momenti kur arbitri kryesor i ndëshkon të gjithë me karton të verdhë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us