VIDEO/ Daku “ndizet” përpara kualifikueseve, sulmuesi shqiptar shënon dhe nuk di të ndalet

Aktualisht po zhvillohet takimi i rëndësishëm i javës së 20-të të kampionatit rus mes Rubin Kazan dhe Spartak Moscoë. Ylli i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku është bërë protagonist në këtë sfidë që në pjesën e parë.

Sulmuesi 27-vjeçar ka arritur të realizojë dy gola për një hark kohor prej 20 minutash. Goli i parë i Dakut u realizua prej një gabimi të mbrojtjes kundërshtare, ku sulmuesi kuqezi nuk e fali portierin e Spartakut.

Ndërsa goli i dytë u realizua me kokë, Daku i cili kërceu në ajër duke çuar topin në rrjetë. 27-vjeçari aktualisht regjistron 11 gola me Rubin Kazan në kampionat.

Goli i parë i Dakut

Goli i dytë i Dakut

Lajme të tjera |  VIDEO/ Interi për turp! Ziktaltrit eliminohen nga Tiago Silva me shokë, merr fund ëndrra e Botërorit të klubeve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us