VIDEO/ Derbi i çmendur mes Partizanit dhe Tiranës, 2 gola prodhojnë 2 pikë dhe 7 kartonë të kuq në “Arenën e Demave”

PARTIZANI – TIRANA 1 – 1 (Sembene 90’/ Ernest 29′)

Ndeshja: 

Është mbyllur mes spektaklit derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Një sfidë e cila ishte e çmendur në minutat e fundit të saj. Takim ky që u mbyll 1-1 mes dy ekipeve.

Golin e parë e ka shënuar Tirana me anë të Ernest në  minutën e 29-të, ndërsa në minutën e 90-të është Sembene që barazon shifrat. Menjëherë pas golit të barazimit plas sherri mes lojtarëve në fushën e lojës.

Eldorjan Hamiti nuk kursen asnjë, teksa nxjer me të kuq nga Partizani, Taipin, Gudjufi dhe Bytyçin, ndërsa nga Tirana, Markun, Micin, Gjumsin dhe drejtorin Ibrahimi.

Minutat e mbetura do të vazhdonin mes tensionit, teksa pavarësisht gjithçkaje ky derbi nuk prodhoi më shumë se 2 gola dhe me ekipet që ndajnë kështu nga 1 pikë. Ky është debri i 3-të për këtë sezon që ndahet në barazim.

Lajme të tjera |  'Shkrihet' KF Tirana, klubi konfirmon tetë largime

Superiore: Java e 24-të

Stadiumi: “Arena e Demave”

Arbitër: Eldorjan Hamiti

Formacionet zyrtare:

PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Preka, Bytyçi, Domgjoni, Mehmeti, Ismaili, Taipi, Zeka, Padstrelau, Bintsuka. Trajner: Aleksandar Veselinoviç

TIRANA: Selmani, Vera, Përgjoni, Kola, Dembele, Soler, Meta, Rafael, Ndreca, Zharmuni, Ernest. Trajner: Bledi Shkëmbi

LIVE:

90+11′- Mbyllet derbi mes Partizanit dhe Tiranes, ekipet ndajne nga 1 pike. 

90′- Nis sherri mes lojtareve pas golit te barazimit. Taipi, Marku dhe Ibrahimi, Bytyçi, dalin me kartone te kuq. 

90′- Partizani barazon shifrat, Sembene shenon golin vendimtar. 

87′- Partizani po provon shanset e fundit, por Tirana eshte e mirevendosur ne prapvije.

74′- Partizani provon te gjeje golin e barazimit, Janjeva gjuan rrezikshem nga distanca.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR/ Ish-futbollisti i Argjentinës pjesë e Premier League, 47-vjeçari i bashkohet Arsenal

69′- Tirana shfaqet rrezikshem, Ndreca kroson per Jarmouni, por ky i fundit nuk ka saktesine e duhur.

60′- Partizani niset ne kundersulm me Bintsoukan, por ky i fundit eshte ne pozicion jashte loje.

46′- Nis pjesa e dytë.

45+6′ – Mbyllet pjesa e pare. Tirana udheheq 1-0 ndaj Partizanit. 

29′- Tirana ne avantazh, Ernest mposht Qirkon. 

16′- Partizani është më këmbëngulës në minutat e para.Të kuqtë provojnë nga goditja e këndit, por topi shkon në rivënie anësore për Tiranën.

1’- Starton derbi, Partizani – Tirana “dhëmbë për dhëmbë” për të “marrë” kryeqytetin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us