VIDEO/ Dështim i papritur për Liverpulin, e eliminon nga Kupa FA skuadra më e dobët e kategorisë së dytë

Liverpuli i ka dhënë lamtumirën një objektivi prestigjioz për klubet elitare në Angli, Kupës FA. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot është eliminuar sot në ndeshjen përballë Plimuth, një ekipi të Championship.

Ekipi i cili mbyll renditjen në kategorinë e dytë angleze, shfrytëzoi mungesat e shumta të Liverpulit që kishte përballuar këtë ndeshje me shumë të rinj dhe zgjedhje të dyta, për të mos lejuar të kuqtë që të rrezikonin portën e tyre.

Më pas, penalltia e Hardi në startin e pjesës së dytë u dha avantazhin (SHIH VIDEON), ndërsa ia dolën që t’u rezistonin deri në fund sulmeve të miqve për të siguruar këtë rezultat të bujshëm e për të kaluar në turin tjetër.

Lajme të tjera |  Paraqitje pozitive me Cesenën, edhe klubi i Parmës pas Cristian Shpendit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us