Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, është gjetur në befasi nga lëkundjet e një tërmeti me magnitude 5.2 ballë, gjatë një interviste televizive.
Megjithatë, Sandu ka ruajtur qetësinë duke buzëqeshur, edhe pse frika ka qenë e qartë në portretin e saj.
Ndërsa prezantuesja duket edhe më e tronditur.
“O Zot,” tha ajo, “Diçka po ndodh. Premierë e drejtpërdrejtë e një tërmeti.”
Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Vrancea të Rumanisë, i njohur për aktivitetin e lartë sizmik.