Fëmija i fundit që ka takuar Papa Françeskun në sheshin e Shën Pjetrit ditën e Pashkës quhet Hera Çoba, vajza e Nikoll Çobës dhe Franga Prengës, me origjinë nga fshati Jubë i Durrësit e që jetojnë në Gjermani.
Këtë e shkruan vetë Dom Gjergj Meta, i cili publikon edhe videon e postuar nga prindërit e Herës: “Vijnë nga një familje e nderuar me të cilën njihemi me qindra vjet, duke qenë se na ndan vetëm lumi Erzenit nga fshati ku kam jetuar edhe unë.
Ma dërgoi sot vetë babai i Herës, Niku, dhe më lejuan ta publikoj. I falënderoj dhe i urojmë jetë të gjatë Herës së vogël e pastë bekimet e Zotit…”