Çelsi ka mposhtur Benfikën me rezultatin 1-4. Ndeshja e vlefshme për fazën e 1/8-ave zgjati 120 minuta, që në fund i buzëqeshën skuadrës së Enzo Mareskës.
Rifillimi i sfidës vonoi rreth 2 orës. Më pas erdhi drama e vërtetë. Benfika realizoi pas një penalltia të akorduar me VAR në frymën e fundit. Di Maria nuk gaboi nga pika e bardhë në minutën e 95-të.
Koha shtesë foli e gjitha për Çelsin. Në minutën e 92-të, Prestiani doli me karton të kuq duke lënë portugezët me 10 lojtarë. Çelsi përfitoi duke shënuar tre herë në shtesën e dytë. Nkunku, Neto dhe Djusbëri-Hall vulosën fatin e gjithë takimit. Çelsi do e luajë çerekfinalen përballë Palmeiras, që më parë eliminoi Botafogon.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
BENFIKA-ÇELSI 1-4
90+5 Di Maria – R.Xhejms 64′, 106′ Nkunku, 114′ Neto, 117′ Djusbëri Hall
NDËRPRERJA E NDESHJES SI PASOJË E MOTIT: VIDEO
GOLI I XHEJMS: VIDEO
Goli i Di Marias: (VIDEO)
Goli i Nkunku: (VIDEO)
Goli i Netos: (VIDEO)
Goli i Djusbëri-Hall: (VIDEO)