Inter-Barcelona 4-3
Interi është ekipi i parë finalist i Champions-it, pas fitores dramatike 4-3, a erritur në harkun e 120 minutave. Interi e nënshtroi në çdo aspekt Barcelonën gjatë pjesës së parë në “San Siro”.
Për te besuaritr e Simone Inzaghit shënoi Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Ky i fundit nga pika e bardhë e penalltisë. Duhet thënë se në këtë fraksion loje pati pretendime nga ekipi katalanas edhe për një penallti, por për arbitrin Szymon Marciniak nuk ishte asgjë serioze.
Në fillim e pjesës së dytë Barcelona ngushtoi diferencat me Garcia. Pak çaste vonë Dani Olmo barazoi rezultatin në 2-2. Vjen përmbysja e madhe me protagonist Raphinha, 2-3. Atëherë kur u duk se Barcelona e kishte gjithçka në dorë, erdhi barazimi me Acerbin në 90+3′.
Në minutën e 99 të kohës shtesë Frattesi bën që “San Siro” të shpërthejë, finalizon golin për 4-3 dhe Interi kap finalen e Mynihut.
99′ Frattesi 4-3
91′ Nis koha shtesë
90+3′ Acerbi 3-3
88′ Raphinha 2-3
60′ Olmo 2-2
54′ Garcia 2-1
46′ Nis pjesa e dytë
45+1′ 2-0 Calhanoglu
21′ 1-0 L.Martinez