Juventusi arriti një fitore darmatike në Champions, duke mposhtu Lajpcig me përmbysje 2-3, në një sfidë që i pati të gjitha.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, falë golit të Sheshkos, ndërkohë që në minutën e 6 dhe 12, Tiago Mota kreu dy zëvendësime të dëtyruar pas dëmtimit të Bremer dhe Gonzalez.
Ndërkohë fragmenti i dytë i lojës prodhoi plot 4 gola të tjerë. Vlahoviç në minutën e 50-të, vendosi baraspeshën e përkohëshme, ndërkohë që në minutën e 59-të, portieri Di Gregorio u ndëshkua me karton të kuq, për prekje të topit me dorë jashtë zonës.
Në minutën e 65-të, vendasit do të gjenin sërish rrugën e rrjetës me Sheshkon, që kësaj here shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Pavarësisht se me 1 lojtar më pak në fushën e lojës, juventinët nuk u dorëzuan, duke përmbysur sfidën me Vlahoviç dhe Konsesao që shënuan në minutat 68 dhe 82, duke i siguruar 3 pikë të arta skuadrës së Tiago Motës, që tashmë gëzon pikë të plota, teksa në duelin e radhës do të presë Shtutgartin në shtëpi.
FT: LAJPCIG-JUVENTUS 2-3
Sheshko 30′, 65′ (p) / Vlahoviç 50′, 68′, Konsesao 83′
GOLI I KONSESAOS: VIDEO
GOLI I DYTË I VLAHOVIÇ: VIDEO
GOLI I DYTË I SHESHKO ME PENALLTI: VIDEO
KARTONI I KUQ I PORTIERIT DI GREGORIO: VIDEO
GOLI I VLAHOVIÇ: VIDEO
GOLI I SHESHKOS: VIDEO