VIDEO/ Duke vuajtur e goditur fushën, Elseid Hysaj lë në mes sfidën me Cagliarin për shkak dëmtimi

Elseid Hysaj është dëmtuar në ndeshjen që ekipi i tij Lazio, po luan përballë Cagliarit në transfertë. Sfida momentalisht është 1-2 në favor të lacialëve, teksa Hysaj la fushën kur ndeshja ishte 1-1.

Në minutën e 61’ të sfidës, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u zëvendësua për shkak të një dëmtimi të çuditshëm. Në momentin që kontrolloi një top të gjatë, mesa duket Hysaj ka pasur një tërheqje.

Kjo bëri që ai të linte fushën e lojës. Por, shqiptari më herët ishte protagonist në këtë sfidë. Ai asistoi në golin e parë të Lazios, duke dhënë një pasim mjaft të bukur për Zaccagni që më pas dërgoi topin në rrjetë.

Lajme të tjera |  Shënoi golin e dytë në SHBA, Myrto Uzuni: Isha i uritur, punë e shkëlqyer ekipore

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us