VIDEO/ “Dyndje” tifozësh në fushë pas vërshëllimës së arbitrit, klubi i shqiptarit nis misionin final për Premier League

Një dyndje e madhe tifozësh ka “pushtuar” stadiumin e “Ashton Gate” në Championship. Skuadra e Bristol Cityt ku luan futbollisti shqiptar Anis Mehmeti ka siguruar pjesëmarrjen në play off-in e Premier League.

Ekipi i sulmuesit kuqezi barazoi ditën e sotme ndaj Preston me rezultatin 2-2, por pa dëme. Bristol City e mbylli sot kampionatin e Championship në vendin e 6-të, duke shkuar menjëherë në play off-in e elitës së futbollit anglez.

Në vërshëllimën e fundit të arbitrit, shumë tifozë të skuadrës vendase u “vërsulën” në fushë për të festuar kualifikimin në play off-in e Premier League. Bashkë me Bristol Cityn, në play off shkojnë dhe Coventry, Sunderland dhe Sheffield United.

Lajme të tjera |  VIDEO/ “Futbollistët kanë m** në tru, a ke parë ndonjë inteligjent”, presidenti i Lacios shan lojtarët e tij!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us