VIDEO/ Dyshja shqiptare Muçi – Rashica protagonistët kryesorë, Besiktas merr fitore të vyer në Kupë

Besiktas ka triumfuar në shtëpi përballë Kirklarelispor në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Kupës së Turqisë. Në këtë sfidë, bardhezinjtë e shqiptarëve fituan me rezultatin e pastër 2-0.

Protagonistë kryesorë në këtë sfidë ishin pikërisht shqiptarët.

Si fillim, Ernest Muçi kaloi Besiktas në avantazh me anë të një supergoli. Ishte minuta e 62-të e sfidës, kur ylli i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës duke dërguar shifrat në 1-0.

Në minutën e 73-të, Muçi u largua nga fusha për t’i lënë vendin shqiptarit tjetër, Milot Rashicës. Edhe këtij të fundit i mjaftuan 6 minuta në lojë për të asistuar në golin e dytë të shënuar nga Joao Mario.

Një fitore mjaft e rëndësishme dhe e merituar për “djemtë” e Solskjaer, që mbrëmjen e sotme iu falën klasit të shqiptarëve.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ E çuditshme, por e vërtetë! Dy klubet e Superligës kontaktojnë Kevin De Bruyne

Goli i Ernest Muçit

Asisti i Milot Rashicës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us