VIDEO/ E PABESUESHME në Turqi, bomberi Rey Manaj humb penalltinë

Rey Manaj vazhdon të jetë protagonist me Sivasspor. Sulmuesi i Kombëtares në sfidën që Sivasspor po luan në transfertë me Kasimpasa humbi një rast të artë.

Lushnjari pati në këmbët e tij rastin më të mirë për të ngushtuar shifrat, por fatkeqësisht për shqiptarin topi i goditur nga pika e bardhë e penalltisë u prit nga portieri. Manaj nuk mundi të realizonte nga penalltia në minutën e 42-të të takimit.

Kjo bëri që rezultati të mbetej 2-0 për skuadrën e Kasimpasa, teksa pjesa e parë mbyllet me disavantazhin e Sivasspor.

Kujtojmë se në këtë sezon Manaj ka luajtur në 23 ndeshje, ku ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në 5 raste.

Lajme të tjera |  “Të shijojmë këtë 3 pikësh”, Gentian Mezani “kërkesë” futbollistëve: Të qëndrojmë me “këmbë në tokë”

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us