VIDEO/ Edison Malaj vdiq në vendin e punës, shqiptarët në Itali marshim: Të merren masa

Qindra shqiptarë që jetojnë në zonën e Cosenza-s janë ngritur në protestë një natë më parë duke kërkuar kushte më të mira pune pas aksidentit fatal që i mori jetën në vendin e punës shqiptarit Edison Malaj. Atyre iu bashkuan shumë qytetarë italianë, të cilët marshuan në sheshin e qytetit. Ata mbanin në duar pishtarë të ndezur, ndërsa marshimi u shoqërua me heshtje.

E pranishme në protestë ishte dhe vajza e viktimës, Sara Malaj. Ajo u shpreh se për vdekjen e babait të saj pas një incidenti në punë një muaj më parë duhet bërë drejtësi.

Edison Malaj humbi tragjikisht jetën në vendin e punës një muaj më parë. Ai kishte shkuar si çdo ditë në punë më 18 shkurt pa e ditur që nuk do të kthehej më tek familja e tij. Ai humbi jetën pasi një masiv betoni u shkëput nga vinçi duke e zënë poshtë. Ai ndërroi jetë në vend.

Lajme të tjera |  Richard Gere: Trump është një bullizues dhe bandit i rethuar nga kllounë milionerë! SHBA-në po e pushton tribalizmi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us