VIDEO/ Egnatia e mbyll me gol duelin me Elbasanin, kampionët “kërcënojnë” Partizanin

EGNATIA –ELBASANI 3 – 1 (Lushkja 10′, 76′, Yahaya 90+4’/ Lajthia 21′)

Ndeshja:

Egnatia ia ka dalë të sigurojë fitoren ndaj Elbasanit në “Egnatia Arena”. Një duel shumë i luftuar mes dy ekipve, por në fund arrin të triumfojnë rrogozhinasit.

Dopieta e Regi Lushkjes ishte vendimtare për kampionët së bashku me golin e Yahaya, me mesfushorin që shënoi nga 1 gol për çdo pjesë, teksa 1 minuta para fundit shënoi për 3-1 Yahaya. Ndërkohë nga krahu tjetër verdhebliutë vazhdojnë të “dështojnë” për të gjetur fitoren, teksa goli i Lajthias vjen thjeshtë për statistikë.

Pas kësaj fitoreje skuadra e udhëhequr nga Edlir Tetova shkon në kuotën e 26 pikëve, ndërsa ndodhet vetëm 1 pikë pas Partizanit që do të luajë nesër.  Sa i takon Elbasanit, verdheblutë mbetet  në kuotën e 18 pikëve në vendin e 5-të në klasifikim.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vllaznia “blindon” ekipin, vjen firma me mesfushorin shkodran

SUPERIORE: Java e 15-të

Stadiumi: “Egnatia Arena”

Arbitër: Ditmir Grimci

Formacionet zyrtare:

Egnatia: Dobjani, Dylys, Alijev, Veseli, Aleksi, Lushkja, Bakajoko, Malota, Zejnullai, Rama, Ujka. Trajner: Edlir Tetova

Elbasani: Abalora, Lulaj, Dros, Tsage, Kasa, Lajthia, Lleshi, Hakaj, Hila, Qose, Lila. Trajner:Roberto Bordin

LIVE: 

90+5′- Mbyllet me fitoren e Egnatias dueli në Rrogozhinë. Kampionët triumfojnë 3-1 ndaj Elbasanit. 

90+4′- Egnatia shenon golin e 3-te ndaj Elbasanit.

 

76′- Egnatia kalon në avantazh. Lushkja shënon golin e dytë personal. 

46′- Nis pjesa e dyte, ekipet kërkojnk golin e fitores.

45+3′- Mbyllet pjesa e pare 1-1 në Rrogozhinë. 

21′- Barazohen shifrat ne “Egnatia Arena”. Xhonatan Lajthia ndeshkon ish-skuadrën e tij.

11′- Shënohet goli i parë, Egnatia gjen rrugën e rrjetës me Lushkjen. 

Lajme të tjera |  U shënoi tripletë në Champions, skuadra që rrezikon mbijetesën ofertë Jasir Asanit

1′- Starton sfida, Egnatia – Elbasani kërkojnë 3 pikë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us