Bylis 1 – 3 Egnatia (Ruçi 68′ / Ujka 23′, Wotlai 34′, Kasa 66′)
Egnatia ka triumfuar në transfertë përballë Bylisit në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, të Ballshit përfundoi 1-3 në favor të rrogozhinasve.
Golat për Egnatian u shënuan nga Ujk,a Wotlai dhe Kasa. Ndërsa golin e vetëm për Bylisin e shënoi Flamur Ruçi në minutën e 68-të të sfidës.
Një fitore mjaft e rëndësishme për skuadrën e Egnatias që e afron më shumë me gjysmëfinalen. Në ndeshjen e kthimit, Bylis ka shumë punë për të bërë, pasi duhet të përmbysë një disavantazh prej dy golash.
Kupa e Shqipërisë: Çerekfinale
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Emanuela Rusta
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Hasanbelli, Bruno, Kane, Gjata, Kamara, Ruçi, Malomo, Peralta, Abazaj, Ilieski, Walisson. Trajner: Nevil Dede.
EGNATIA: Dajsinani, Fangaj, Dulysse, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Wotlai, Zejnullai, Kasa, Ujka, Lushkja. Trajner: Edlir Tetova.
LIVE:
68′ GOL BYLIS! Shënon Ruçi.
66′ GOL EGNATIA! Shënon Kasa.
45+4′ Mbyllet pjesa e parë.
34′ GOL EGNATIA! Shënon Wotlai.
23′ GOL EGNATIA! Shënon Serxho Ujka.
11′ Bylis pranë golit me Gjatën, Dajsinani në kohën dhe vendin e duhur.
1’ Shkelmohet topi i parë, nis sfida mes Bylisit dhe Egnatias.