VIDEO/ Elbasani nuk ia del në shtëpi, Egnatia nuk ndalet drejt kryesimit të Superiores

Elbasani 1 – 2 Egnatia (Tsague 93′ / Lushkja 32′, Leo Melo 91′)

Egnatia ka mposhtur Elbasanin në transfertë me rezultatin e ngushtë 2-1. Për rrogozhinasit realizuan Lushkja dhe Leo Melo, ndërsa për verdheblutë mendoi Tsague.

Egnatia vijon të kryesojë Kategorinë Superiore me 45 pikë të grumbulluara. Ndërsa Elbasani mbetet në vendin e pestë të klasifikimit me 29 pikë, 10 pikë larg Europës.

Superiore: Java 24
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Juxhin Xhaja

FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Abalora, Olberkis, Lulaj, Lila, Musta, A.Kasa, Qose, Ibrahim, Lajthia, Zhoel, Tsague. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.
EGNATIA: Dajsinani, Dylis, Sota, Xhemajli, Ndreca, Votlai, Aleksi, Lushkja, Zejnullai, Ujka, Bakajoko. Trajner: Edlir Tetova.

93’ GOL ELBASANI! Tsague ngushton diferencat

Lajme të tjera |  U kryqëzua nga tifozët pas humbjes me Interin, reagon për herë të parë Ronald Araujo: E pranoj, dhemb shumë

91’ GOL EGNATIA! Leo Melo ndëshkon ish-ekipin e tij

88’ Super pritje e Abaloras, portieri i Elbasanit ndal Leo Melon

68’ Elbasani pranë golit në dy raste

54’ Ibrahim provon një goditje drejt portës së Egnatias, por shkon më lart sa duhet

46’ Nis pjesa e dytë në “Elbasan Arena”

Përfundon pjesa e parë në “Elbasan Arena”

45′ Akordohen 3 minuta shtesë

32’ GOL EGNATIA! Realizon Regi Lushkja

28′ Super Dajsinani, portieri i Egnatias ndal penalltinë e Tsague.

13′ Harkim nga Lushkja, Ujka nuk ia del të përfitojë.

1’ Shkelmohet topi i parë në Elbasan, starton sfida.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us