Elseid Hysaj është bërë menjëherë protagonist në sfidën që Lazio po luan në transfertë me Empolin. Mbrotjësi i Kombëtares e ka nsiur këtë përballje si titullarë dhe në vetmë pak sekonda ka lënë gjurmë.
Saktësisht në sekondat e 50-të të takimit ka mundur të gatuajë golin e avantazhit për të tijtë. Hysaj asistoi në mënyrë pefekte për Dia, me këtë të fundit që mposhti portierin e Empolit.
Kaq ka mjaftuar që Lazio të kalojë në avantazh dhe ta nisë sfidën siç duhet, falë edhe paraqitjes së Elseid Hysajt. Ky i fundit në këtë sezon ka mundur të luajë në 11 ndeshje dhe ka asistuar 3 herë, në total ka qenë në fushë për 537 minuta pa sfidën e sotme.