VIDEO/ Emocione dhe spektakël! Penalltia e humbur nga Domgjoni vendimtare, Dinamo mposht Partizanin falë golit të Zabërgjës

Dinamo 1 – 0 Partizani (Zabërgja 59′)

Superiore: Java 31
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Juxhin Xhaja

FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja; Hoxha, Zabërgja, Vila, Nani, Jonuzi, Qefalija, Meksi, Aliji, Lorran, Toli. Trajner:Ilir Daja.
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Mehmeti, Keko, Zeka, Preka, Bintsouka, Shanaj, Taipi, Domgjoni. Trajner: Arbër Abilaliaj.

LIVE:
90+5′ Domgjoni humbet penallti.

86′ Tjetër rast për Dinamon, traversa i thotë “jo” bluve.

80′ Zabërgja tenton supergolin, topi shkon mbi traun e portës.

69′ Rast i artë për Dinamon, Qirko i mohon golin Nanit.

59′ GOL DINAMO! Shënon Zabërgja.

51′ Kapiteni i Dinamos “tremb” të kuqtë, Rustem Hoxha i afrohet golit.

51′ Nani pranë golit, Partizanin e shpëton devijimi i mbrojtësit.

45+3′ Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
44′ Qirko pret edhe gjuajtjen e Vilës.

40′ Zeka tenton nga distanca, topi shkon mbi traun e portës.

36′ Dinamo shënon, por gjithçka anulohet për pozicion të parregullt.

23′ Lorran tenton nga jashtë zone, Qirko pret pa problem.

21′ Përsëri Nani, por topi i goditur nga ai, kontrollohet nga Qirko.

8′ Nani tenton surprizën nga krahu i djathtë, por topi përfundon jashtë.

1’ Vëmendja në “Elbasan Arena”, starton derbi mes Dinamos dhe Partizanit.

Lajme të tjera |  Milani TRONDITET pak ditë para finales, titullari i kuqezinjve lë fushën i dëmtuar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us