VIDEO/ Enzo Fernandez vendimtar, Chelsea mposht Tottenham dhe i merr City-t zonën Champions

Cheslea ka triumfuar në shtëpi përballë Tottenham, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve.

Golin e vetëm në këtë ndeshje, i cili rezultoi vendimtar për “Blutë e Londrës”, e shënoi Enzo Fernandez. Mesfushori argjentinas e dërgoi topin në rrjetë, pas një pasimi perfekt të marrë nga Cole Palmer.

Me këtë fitore, Chelsea rikthehet në zonën Champions, duke i marrë vendin e katërt City-t, duke shkuar në kuotën e 52 pikëve. Në krahun tjetër, Tottenham mban vendin e 14-të me 34 pikë.

Goli i Enzo Fernandez

Lajme të tjera |  “Kemi besim të madh për Final Four”, Gvozdenovic para Bylisit: Kemi 3 javë përpara, pastaj mund të flasim edhe për titullin kampion

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us