VIDEO/ Erald Çinari në superformë, shënon sërish në Armeni

Erald Çinari po përjeton një sezon të shkëlqyer në Armeni. Sulmuesi shkodran ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës ditën e sotme. Në ndeshjen që skuadra e mëngjërashit,Noah zhvilloi në kuadër të javës së 22-të të kampionatit armen, ish-futbollisti i Vllaznisë u tregua sërish protagonist.

I hedhur në fushë në fillimin e pjesës së dytë, Çinari diti të lërë shenjën e tij. Pavarësisht se shifrat flisnin në favor të Noahs përballë BKMA, 28-vjeçari arriti të shënonte golin e tretë dhe të shifrave finale 3-0 në minutën e 89-të. Pas një zbritjeje të shpejtë të ekipi bardhezi, ishte Aias që prezantoi me një pasim mjaft të bukur përballë portierit kundërshtar Çinarin.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Kozaku e “gatuan” dhe Tedi Cara shënon golin, ish-i i Partizanit e bën “sefte” me dopietë në Ukrainë

Me këtë të fundit që nuk zhgënjeu aspak dhe me një të djathtë të fortë arriti të shënonte. Ky ishte goli i 12-të sezonal për Çinarin në elitën e futbolli armen. Ku po ashtu numëron edhe 5 asiste, duke përjetuar kështu sezonin më të mirë në karrierë. E ndërsa për Noahn vijon kryesimi bindshëm kampionatin në Armeni në kuotën e 58 pikëve. Duke shkuar e sigurt drejt titullit kampion në elitë këtë sezon.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us