Erald Çinari po përjeton një sezon të shkëlqyer në Armeni. Sulmuesi shkodran ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës ditën e sotme. Në ndeshjen që skuadra e mëngjërashit,Noah zhvilloi në kuadër të javës së 23-të të kampionatit armen, ish-futbollisti i Vllaznisë u tregua sërish protagonist.
I hedhur në fushë që në fillimin e duelit si titullar, Çinari diti të lërë shenjën e tij. Pavarësisht se shifrat flisnin në favor të Noahs përballë BKMA, 28-vjeçari arriti të asistonte golin e parë që u shënua nga Ferreira. Portugezi nuk do ndalej as në minutën e 15-të ku do siglonte dopietën personale. E ndërsa shifrat në 0-3 do i dërgonte Aias. Megjithatë protagonist do ishte edhe Erald Çinari, ku pas një zbritjeje të shpejtë të ekipi bardhezi, ishte Almeida që prezantoi me një pasim mjaft të bukur përballë portierit kundërshtar Çinarin.
Me këtë të fundit që nuk zhgënjeu aspak dhe me një të majtë të saktë arriti të shënonte. Ky ishte goli i 13-të sezonal për Çinarin në elitën e futbolli armen. Ku po ashtu numëron edhe 6 asiste, duke përjetuar kështu sezonin më të mirë në karrierë. E ndërsa për Noahn vijon kryesimi bindshëm kampionatin në Armeni në kuotën e 61 pikëve. Duke shkuar e sigurt drejt titullit kampion në elitë këtë sezon.