VIDEO/ Ernest Muçi bën për vete të gjithë Europën, shqiptari shkëlqen në debutimin e Solskjaer

Besiktas korri një mega fitore në Stamboll përballë kundërshtarëve të vështirë nga La Liga. Rashica ishte “ylli” i mbrëmjes për bardhezinjtë, por jo më i pakët ishte kontributi i Ernest Muçit në këtë sfidë të Europa League.

Legjionari zhvilloi një takim shumë të mirë, pikërisht në debutimin e teknikut të ri Solskjaer. Ish-futbollisti i United ia besoi vendin e titullarit të dy shqiptarëve që nuk e zhgënjyen kurrsesi në përfundim të ndeshjes.

Ish-i i Tiranës kreu disa driblime mjaf të bukura për t’u parë e për t’u shijuar. Talenti i sulmuesi të Kombëtares nuk mund të rrinte pa u parë e pa u postuar nga faqja zyrtare e kompeticionit europian. Pikërisht, faqja në rrjetet sociale e Europa League postoi një video me driblimet marramendëse të Muçit.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sane te Galatasaray, Bayern Munich ia “pason” numrin “10” yllit të sulmit

Pamjet flasin vetë për mënyrën se si ish-i i Superiores e interpreton lojën 1 kundra . Potenciali dhe shkëlqimi i sulmuesit kuqezi sap o vijnë e po rriten në sytë e të gjithë arenës europiane.

Ernest Muçi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us