VIDEO/ Fantastike në Francë! Supersfida mes Lyon dhe Manchester United nis me simbole SHQIPTARE

Lyon dhe Manchester United u përballen mbrëmjen e djeshme  për të luajtur çerekfinalen e parë, të vlefshme për Europa League. Sfida që po zhvillohet në Francë, ka nisur në orën 21:00.

Ndërkohë që kjo supersfidë e Ligës së Europës ka nisur me simbole shqiptare. Si çdo herë, lojtarët u futën në fushë me nga një fëmijë në krah, teksa pikërisht njëri prej tyre mori vëmendjen.

Djaloshi që shoqëronte sulmuesin e Lyon, Rayan Cherky, në momentin që u kap nga kamera kryesore bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare. Sigurisht, ai donte të tregonte që shqiptarët ishin prezentë edhe aty.

Pamje e momentit

Lajme të tjera |  Mbylli me 20% stadiumin për thirrje diskriminuese, zbulohen faktet që mbërritën te FIFA dhe sollën dënimin e FSHF-së

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us