VIDEO/ Fitore e pastër nga Ballkani, Ilir Daja dhe të tijët kualifikohen në turin e tretë të Conference League

Ballkani ka mposhtur me rezultatin 0-2 Hamrun në transfertë. Kështu suharekasit kanë siguruar kalimin në turin e tretë të Conference League.

Ndeshja u vendos me golat në pjesën e dytë. Fillimisht në minutën e 64 ishte Hamidi që përfitoi nga gabimi i portierit maltez. Më pas Karrica në minutën e 75 vulosi takimin me penallti.

Ky nuk ishte kualifikim i lehtë për Ilir Dajën dhe të tijët. Kjo pasi kujtojmë se ndeshja e parë në Kosovë u barazua 0-0.

Goli i parë nga Ballkani:

Lajme të tjera |  “Interi më me përvojë se ne”, Luis Enrique i bindur: Paris Saint-Germain e meriton trofeun

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us