VIDEO/ Fitore e vuajtur, goli i Gyler nderon Realin! Madrilenët nuk i ndahen… Barcelonës

Reali i Madridit arriti një fitore të vuajtur ndaj Getafes, me rezultatin 0-1 falë golit të shënuar nga turku Arda Gyler në minutën e 21-të.  

Në minutat e fundit të pjesës së dytë, vendasit i shkuan shumë pranë golit të barazimit, por fati ishte me madrilenët, që arritën të arkivonin 3 pikë të arta, duke i ushtruar presion Barcelonës, që kryeson me 4 pikë diferencë.  

Ky ishte suksesi i 22-të në 33 javë për Realin e Madridit që në duelin e radhës do të presë Selta Vigon në shtëpi.  

FT

GETAFE 0-1 REAL MADRID
21′ Gyler

Goli i Gyler (VIDEO)

Lajme të tjera |  “E kisha thënë, do ishte një Egnatia tjetër”, Tetova: E futa Sotën pasi Aliev kishte temperaturë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us