LIVE PSG-INTER 5-0
12′ Hakimi, 20′, 63′ Doue, 73’Kvaratskhelia, 85′ Majulu
85’ GOOOL PSG! Aksion i pabesueshëm me shumë pasime i francezëve, adoleshenti Majulu shënon para Zomer. (VIDEO)
84’ Kvaratskhelia, Fabian Ruiz dhe ZHoa Nevesh i lënë vendin ën fushë Zair-Emeri, Gonçalo Ramos dhe Majulu.
81’ Barkola i shtrin të gjithë me radhë pasi depërton në zonë, por në mënyrë të pabesueshme gjuan jashtë. (VIDEO)
80’ Gjuajtja e fortë e Zalevskit nga distanca, sfera shkon në duart e Donarumës.
75’ Turam ka mundësinë të shënojë me një diagonale nga e majta, por gjuajtja e tij ndalet nga Donaruma. (VIDEO)
73’ GOOOL PSG 4-0/ Francezët e pamëshirshëm nuk ndalen me një kundërsulm të jashtëzakonshëm të finalizuar nga Kvaratskhelia. (VIDEO)
70’ Tjetër zbritje e shpejtë e francezëve, në fund topi shkon te Barkola i cili nuk gjen portën duke fluturuar sferën mbi traversë. (VIDEO)
66’ Luis Enrike largon nga fusha Doue, për t’i bërë vend Barkola.
63’ GOOOL PSG 3-0/ Dembele pason me thembër duke nisur kundërsulmin perfekt të parisienëve, të finalizuar nga Doue. (VIDEO)
63’ Bisek del nga fusha i dëmtuar bashkë me Mkhitarjan, ndërsa i bën vend Karlos Augusto dhe Darmian.
61’ Kundërsulm perfekt i francezëve me Hakimin në të djathtën, gjuajtja e tij diagonale përsëri nuk shkon në portën e Zomer. (VIDEO)
55’ Pas një goditje këndi, një dalje e gabuar e Donarumas krijon pak panik në zonën e PSG, por në fund gjuajtja e Barelas bllokohet nga mbrojtësit e skuadrës franceze.
54’ Bisek dhe Zalevski marrin vendin e Pavard dhe Dimarko në radhët e Interit.
53’ Dembele gjen hapësirë në të majtën, gjuan drejt shtyllës së dytë, por nuk gjen portën. (VIDEO)
50’ Kundërsulm thuajse perfekt i francezëve, Kvaratskhelia gjendet përsëri i vetëm në zonë, por edhe një herë gjuajtja e tij nuk gjen portën. (VIDEO)
49’ Interi kërkon prekje topi me dorë në zonë, gjyqtari akordon një të tillë kundër italianëve.
49’ Harkim i rrezikshëm në zonë për Turam, Hakimi nuk rrezikon dhe i dhuron italianëve goditje këndi.
46’ Menjëherë një depërtim i Kvaratskhelias në të majtën, gjuajtja e tij nuk gjen portën e Zomer. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin 2-0 të PSG.
45’+2’ Edhe Kvaratskhelia gjuan pas një depërtimi nga e majta, sfera devijohet dhe përfundon jashtë katërkëndorit të italianëve. (VIDEO)
45’+1’ Doue gjen një hapësirë për të gjuajtur nga jashtë zonës, sfera shkon jashtë, ngjitur me shtyllën në të majtën e Zomer. (VIDEO)
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
44’ Doue nga e majta harkon në shtyllën e dytë ku gjen Dembele, gjuajtja e të cilit godet vetëm traversën e portës së Zomer. (VIDEO)
42’ Interi merr më shumë iniciativën në këto minuta, por pa gjetur të çarën për të goditur në portën e Donarumës.
37’ Një goditje këndi nga e djathta e Çalhanollu gjen Turam në shtyllën e dytë, gjuajtja e tij me kokë shkon jashtë jo shumë larg portës së Donarumës. (VIDEO)
34’ Harkimi i një goditje këndi gjen Markinjos, gjuajtja e tij me kokë nuk gjen katërkëndorin.
27’ Fabian Ruiz provon me të majtën nga jashtë zonës, topi shkon në duart e Zomer.
23’ Interi tenton të reagojë me një goditje nga këndi, topi harkohet në zonë ku Açerbi gjuan me kokë, por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)
20’ GOOOL PSG 2-0/ Kundërsulm perfekt i parisienëve, topi shkon te Doue në të djathtën dhe gjuajtja e tij e devijuar shkon në rrjetë pas krahëve të Zomer. (VIDEO)
17’ Kvaratskhelia depërton në të majtën, gjen hapësirën dhe gjuan, por çon sferën shumë lart mbi traversë.
12’ GOOOL PSG 1-0/ Aksion i shpejtë i francezëve, pasimi nga e djathta i Doue gjen Hakimin i cili shënon golin e avantazhit. (VIDEO)
11’ Dembele në të djathtën gjen hapësirë për t’u futur në qendër, gjuajtja e tij shkon në duart e Zomer. (VIDEO)
10’ Doue ndërron krah dhe del në të majtën, gjuajtja e tij përfundon në duart e Zomer.
7’ Harkime radhazi në zonën e Interit, Markinjos fillimisht nuk ia del të devijojë me kokë e pas gjuan jashtë. (VIDEO)
2’ Doue hyn në zonën e Interit por nuk ia del të gjejë pasimin e duhur, teksa shkakton faull ndaj Çalhanollu.