VIDEO/ Fitore “jetike” e Tiranës, bardheblutë luajnë “poker” me Laçin dhe rinisin misionin mbijetesë

Tirana dhe Laçi do të masin forcat prej orës 16:30. Një takim që për herë të parë do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Bardheblutë mbajnë aktualisht vendin e parafundit, teksa kurbinasit kanë 5 pikë më tepër në vendin e gjashtë.

Trajneri Shkëmbi dhe Moriero kanë vendosur për titullarët e këtij takimi.

LIVE TIRANA-LAÇI 4-1
5′ Kola, 53′ Zharmuni, 74′ Ernest, 88′ Ndreca  / 12′ Traore

NGJARJET KRYESORE

90’ jepen 3 minuta shtesë.

89’ Vogli merr vendin e Ndrecës në radhët e Tiranës.

88’ GOOOL TIRANA! Ernest ul topin me kokë, Kurti nuk ia del të largojë dhe Ndreca përfiton me një gjuajtje të saktë. (VIDEO)

85’ Gjuajtje e fortë me të majtën e Përgjonit, topi devijohet dhe shkon jashtë. (VIDEO)

84’ Tahiri dhe Gjumsi hyjnë në fushë në vend të Vera dhe Zharmuni në radhët e Tiranës.

79’ Bajraktari dhe Bullari hyjnë në fushë në vend të Tresës dhe Myrtës në radhët e Laçit.

74’ GOOOL TIRANA! Ndreca nis një aksion të shpejtë dhe pason për Ernest në të majtën, sulmuesi nuk gabon para Mollës. (VIDEO)

74’ Marku merr vendin e Rafael të dëmtuar në radhët e Tiranës.

69’ Vera nga e djathta pason në qendër për Ernest i cili nuk shfrytëzon siç duhet dhe sinjalizohet më pas për pozicion jashtë loje.

68’ Myrta ka mundësinë të nisë një aksion sulmues, por zgjedh të pasojë te Traore i mbuluar nga mbrojtja bardheblu dhe jo në krah për shokët e skuadrës, duke shpërdoruar një mundësi gjuajtje.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Largim me peshë nga Teuta, 24-vjeçari u jep lamtumirën durrsakëve

66’ Një gjuajtje e Soler në zonë kthehet në asist për Ernest i cili tenton golin me roveshatë, por gjuan në mënyrë të gabuar. (VIDEO)

60’ Bibo dhe Manellari i lënë vendin në fushë Cenas dhe Shabanit në radhët e Laçit.

53’ GOOOL TIRANA! Zharmuni niset në kundëruslm me shpejtësi dhe kalon Opeh, duke mposhtur më pas edhe Mollën me gjuajtjen e tij. (VIDEO)

48’ Përsëri Ernest i cili gjuan në diagonale nga e djathta, por topi shkon jashtë portës së kurbinasve. (VIDEO)

47’ Ernest rrotullohet në hyrje të zonës dhe lëshon një gjuajtje të rrufeshme, duke gjetur përgjigjen e Mollës. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë me Përgjonin në vend të Smaçit në radhët e Tiranës.

45’+2’ Mbyllet me barazimin 1-1 pjesa e parë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Manellari tenton nga një distancë e largët, topi nuk gjen portën e Selmanit.

39’ Traore ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

38’ Tjetër sulm i Tresës i cili niset drejt zonës, por ndalet në momentin vendimtar nga Dembele.

36’ Tresa depërton në zonë dhe lëshon një diagonale nga e djathta, sfera shkon jashtë portës së mbrojtur nga Selmani. (VIDEO)

36’ Smaçi ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të gabuar Tresën në një kundërsulm.

Lajme të tjera |  Milani TRONDITET pak ditë para finales, titullari i kuqezinjve lë fushën i dëmtuar

28’ Në një goditje këndi, Ndreca kërkon golin spektakolar me thembër, por nuk gjen portën e kurbinasve. (VIDEO)

23’ Tresa hyn në zonë por nuk gjuan me forcë sa për të shqetësuar Selmanin i cili del dhe kontrollon sferën.

21’ Gjuajtje e fortë e Smaçit, sfera bllokohet në zonën e kurbinasve mes protestave të bardhebluve që pretendojnë për prekje të topit me dorë, por gjyqtari Grimci vazhdon lojën. (VIDEO)

12’ GOOOL LAÇI! Një top i gjatë kthehet gabim nga Dembele, me Traore i cili merr sferën dhe kalon atë mbi Selmanin duke e ndalur në rrjetë. (VIDEO)

11’ Prodani nga e majta e sulmit ka hapësirë për të gjuajtur, gjen përgjigjen e Selmanit i cili devijon në këndore. (VIDEO)

7’ Traore shfaqet në të djathtë të sulmit dhe gjuan në portë, por ndalet nga Selmani e më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

5’ GOOOL TIRANA! Pas një goditje dënimi, topi harkohet në zonë ku Kola me kokë tund rrjetën e portës së Tiranës. (VIDEO)

1’ Nis ndeshja në “Niko Dovana’.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Selmani, Vera, Dembele, Kola, Mici, Soler, Rafa, Smaçi, Ndreca, Ernest, Zharmuni

Trajner: Bledi Shkëmbi

Laçi: Molla, Kurti, Lleshi, Tresa, Myrta, Bibo, Manellari, Prodani, Mjaki, Traore, Opeh

Trajner: Françesko Moriero

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us