VIDEO/ Fitore “jetike” në shtëpi, Atletico siguron edhe më shumë zonën Champions

Atletico Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme në shtëpi. “Colchoneros” kanë arritur të mposhtin miqtë e Rayo Vallecano me rezultatin e pastër 3-0.

Në pjesën e parë, Atletico arriti të shënojë dy herë me Sorloth dhe Gallagher. Ndërsa në pjesën e dytë ishte Julian Alvarez që vulosi këtë triumf dhe tre pikët për ekipin e Simeones.

Atletico pozicionohet në vendin e tretë të klasifikimit me 66 pikë, gjashtë më pak se Reali i vendit të dytë. Nga ana tjetër, Vallecano i Ivan Balliut ndodhet në vendin e 11-të me 41 pikë.

Goli i Sorloth

Lajme të tjera |  50 milionë euro të shkuara “dëm”, Kim Min-jae përgatit largimin nga Bayern Munich

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us