VIDEO/ Fitore karakteri në transfertë, Bylis mposht Laçin dhe i largohet “zonës së ftohtë”

Bylis ka triumfuar në transfertë përballë Laçit në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Ndeshja që u zhvilluar në stadiumin e Kurbinit, përfundoi 0-3 në favor të miqve.

Dy gola u shënuan nga protagonist absolut i kësaj sfide, Berko. Ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 25’ dhe të 61’. Ndërsa për golin e 3-të mendoi Peralta, në minutën e 77’.

Me këtë fitore, Bylis shkon në kuotën e 24 pikëve dhe ngjitet në vendin e 6-të. Në krahun tjetër me 20 pikë të grumbulluara, skuadra e Laçit mbetet në vendin e 8-të të renditjes. 

Superiore: Java e 21-të

Stadiumi: “Stadiumi Laçi”

Arbitër: Eldorian Hamiti

Formacionet zyrtare:

Laçi: Molla, Koffi, Silva, Lleshi, Cena, Manellari, Prodani, Opeh, Tresa, Bullari, Traore. Trajner:Françesko Moriero

Lajme të tjera |  Mbi 1 milionë euro në sezon, Ardian Ismajli arrin akordin me ekipin e Serie A

Bylis: Hasanbelli, De Souza, Kamara, Ruçi, Malomo, Mahmuti, Berko, Marku, Peralta, Përgjoni, Abazaj. Trajner: Nevil Dede

LIVE:

76′- Peralta shënon golin e 3-të për Bylis.

60′- Berka shënon golin e dytë personal dhe i jep avantazhin e dyfishtë ballshiotëve.

47′- Laçi niset në kundërsulm me Traore, por ky i fundit bën faull në sulm dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′- Nis pjesa e dytë, Laçi në kërkim të golit të barazimit.

45+2′- Mbyllet pjesa e pare me Bylisin ne avantazh.

40′- Goditje e dobët nga Përgjoni në zonë. Molla kontrollon pa problem.

24′- Bylisi kalon në avantazh ndaj Laçit, Berko mposht Mollën. Ky gol konfirmohet nga VAR-i, pasi anësori e anuloi për pozicion jashtë loje.

Lajme të tjera |  “Telenovela Xhaka” vazhdon, Leverkusen “trondit” Milanin e Igli Tares

6′ – Traore merr një top të gjatë dhe tenton të godasë, Hasanbelli tregohet i vëmendshëm dhe del përpara.

1′- Nis ndeshja në Laç me 1 minut heshtje.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us