VIDEO/ Flamur Noka hipën mbi tavolinë, gjuan me bidon uji, Taulant Ballën! (Momenti i goditjes së ministrit)

Deputeti, Flamur Noka, ka goditur me shishe uji në Kuvend Taulant Ballën, teksa ky i fundit po fliste nga vendi.

Balla po i përgjigjej, Sali Berishës për akuzat e këtij të fundit, ndërsa në ato momente Noka iu afrua me shpejtësi duke e goditur me shishe.

U desh ndërhyrja e Gardës për të tërhequr Nokën, ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndërpreu seancën dhe e përjashtoi Nokën nga Kuvendi.

“O Sali dëgjo këtu dëgjo. Llogaritë që bëre për Veliajn janë dyshime. Jepi përgjigje popullit ku i ke gjetur ti, ku i paguar 500 mijë euro në Londër te zyra avokatore që mbrojnë kriminelët serbë kundër UCK. Thuaji içik shqiptarëve meqë akuzon Ulsiun. Apo tu kujtuan 500 mijë eurot e tua dhe i the Ulsiut. PS ka vendosur të ketë standard, çdo person që përballet me drejtësinë avokatin duhet ta paguajë vetë”, ishte fjala e Ballës.

Spiropali: Nuk mund ta merrni fjalën, nuk mund të godisni me mjete të forta është e turpshme, lista po e merrte fjalën sipas radhës, nëse doni sherr , s’mund të vazhdojë më kalojmë në proces votimi.

Më pas Noka ka marrë një bidon uji në tavolinat e Kuvendit dhe e ka hedhur drejt ministrit Balla.

Lajme të tjera |  Mbyllja e Legjislaturës së 10-të, Spiropali: Shqipëria sot vend më i mirë! Sfida e radhës, anëtarësimi në BE deri më 2030

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us