VIDEO/ Florent Hasani protagonist në Turqi, ish-i i Tiranës gjen golin e tretë me Boluspor

Florent Hasani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Boluspor, fitoi në shtëpi përballë Sakaryaspor. Ndeshja e vlefshme për Ligën e Parë turke, përfundoi 3-1.

Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar që gjeti rrugën e rrjetës i pari. Ish-i i skuadrës së Tiranës në Superiore, shënoi golin e parë për të tijët në minutën e 12-të të sfidës, duke i hapur rrugën fitores.

Kujtojmë se 28-vjeçari këtë sezon ka zhvilluar 12 ndeshje me Boluspor, duke shënuar 3 gola e asistuar 1 herë. Ndërkohë që ekipi turk mban vendin e 8-të në renditje, duke “ëndërruar” superligën nëpërmjet “play-off”.

Goli i Florent Hasanit

Lajme të tjera |  FOTOT: Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us