VIDEO/ Fund dramatik në “Diego Maradona”, Napoli dhe Interi mbajnë hapur luftën për titull me barazim

Napoli dhe Interi kanë ndarë pikët sot me një barazim dramatik 1-1 në “Diego Maradona”, duke ruajtur të paprekur distancën mes tyre.

NAPOLI-INTER 1-1
87′ Billing / 23′ Dimarko

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+5’ Kaos në zonën zikaltër, Ngonge ka shansin të shënojë, por sfera shkon në duart e Martinez. (VIDEO)

87’ GOOOL NAPOLI! Aksion i rrëmbyeshëm i Lobotka në zonë, Billing me dy tentativa mposht Martinez. (VIDEO)

64’ MekTominej provon me një gjuajtje të fortë, Martinez grushton dhe shpëton zikaltrit. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë pa lëvizje mes dy skuadrave.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Interit.

45’+4’ Gjuajtje e fortë e Dimarkos nga e majta në zonë, Buonxhorno devijon në këndore. (VIDEO)

Lajme të tjera |  “Jam i kënaqur me barazimin, arritëm vendin e dytë”, Brdaric: Kishim mundësi të fitonim

45’ Lukaku merr një pasim në zonë nga Spinacola, gjuajtja e tij devijohet jashtë. (VIDEO)

39’ Harkim nga e majta e sulmit, Turam gjuan me koke por nuk gjen portën. (VIDEO)

34’ Lukaku kërkon topin në të majtën dhe gjuan direkt në shtyllën e parë, por topi shkon jashtë. (VIDEO)

32’ Roveshatë e Raspadorit në zonën e Interit, Bastoni bllokon. Pastaj është Spinacola i cili gjuan por ndalet topi nga Dumfris. Vendasit kërkojnë 11-metërsh për prekje topi me dorë, por gjyqtari dhe VAR-i e mendojnë ndryshe. (VIDEO)

23’ GOOOL INTERI! Goditje dënimi spektakolare e Dimarkos, i cili tund rrjetën duke çuar topin ku portieri nuk arrin dot. (VIDEO)

18’ Lukaku në të djathtën pason në qendër për MekTominej i cili devijon por gjen përgjigjen e portierit Martinez. (VIDEO)

Lajme të tjera |  “Nuk jemi dorëzuar, kemi një finale për të luajtur”, Shkëmbi: Nuk e meritonim humbjen

12’ Ndërhyrje e rëndë e Rrahmanit ndaj Turam, gjyqtari i kursen kartonin e verdhë mbrojtësit mes protestave zikaltër. (VIDEO)

1’ Nis ndeshja në stadiumin “Diego Maradona”

FORMACIONET ZYRTARE

Napoli: Meret, Di Lorenco, Rrahmani, Buonxhorno, Politano, Golmur, Lobotka, MekTominej, Spinacola, Lukaku, Raspadori

Trajner: A. Konte

Inter: Martinez, Bisek, Açerbi, Bastoni, Dumfris, Barela, Çalhanoglu, Mkhitarian, Dimarko, Lautaro, Turam

Trajner: S. Inzagi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us