VIDEO/ Futet në lojë dhe shënon pas tre minutash, paraqitje “brilante” e sulmuesit shqiptar në Pragë

Ermal Krasniqi ka dhënë një tjetër paraqitje të shkëlqyer ditën e sotme në ndeshjen që Sparta e Pragës triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Hradec Kralove.

Sulmuesi shqiptar u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë nga tekniku i tij dhe menjëherë pas 3 minutash, Krasniqi arriti të çojë topin në fund të rrjetës. I shërbyer mjaft mirë nga shokët e skuadrës, ish-sulmuesi i Ballkanit e pati mëse të thjeshtë të mposhtë portierin kundërshtar.

Në 18 paraqitje këtë sezon në kampionatin çek, Krasniqi ka arritur të realizojë katër gola dhe ka asistuar një herë.

Goli i Ermal Krasniqit

Lajme të tjera |  Gara për “Topin e Artë”, favorit nuk është as Lautaro Martinez dhe as Lamine Yamal

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us