VIDEO/ Giacomo Vrioni nuk ndalet në Amerikë, tjetër “perlë” nga sulmuesi shqiptar

Giacomo Vrioni vazhdon me paraqitjet e tij fantastike në Amerike. Sulmuesi shqiptar ka gjeur sërish rrugën e rrjetës në sfidën që Montreal u mposht 2-1 nga Philadelphia Union.

Në minutat e fundit të shtesës në pjesën e parë 26-vjeçari shënoi për të tijtë, duke barazuar përkohësisht rezultatin 1-1. Një gol shumë i rëndësishëm dhe i bukur nga shqiptari, i cili vazhdon të tërheq vëmendjen në MLS.

Ky për të është goli i parë sezonal me Montreal, teksa vetëm pak ditë më parë shënoi një gol me roveshatë në fazën e 1/8-ave të finaleve të kampionatit kanadez TELUS.

Lajme të tjera |  VIDEO/ “Futbollistët kanë m** në tru, a ke parë ndonjë inteligjent”, presidenti i Lacios shan lojtarët e tij!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us