Është luajtur ditën e djeshme sfida e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit belg mes St Truidense dhe Standard Liege. Ekipi i shqiptarit Andi Zeqiri ka arrityur të fitojë 1-2 në transfertë falë edhe kontributit të sulmuesit.
“Bomberi” i klubit belg shënoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 42-të me anë të një 11 metërshi. Lojtari me origjinë nga Kosova nuk gaboi nga pika e bardhë për t’i dhënë ekuilibrat skaudrës me emër në Belgjikë, pak para përfundimit të pjesës së parë.
Të kuqtë arritën në fund të përmbysnin rezultatin pasi u gjendën në disavantazh në fillim. Falë futbollistit “dardan” të kombëtares zviceriane klubi i Pro League ia doli mbanë dhe mori 3 pikë me shumë vlerë.
Ish-i i Baselit mori notën 7 dhe u vlerësua nga ekspertët e ligës belge. 79 minuta të luajtura dhe 1 realizimi u bënë shkak që Standardi të nsite kudnërsulmin për përmbysje. Ekipi nga qyteti i amdh i Liezhit ngjitet tashmë afër zonës së Play-Off pasi pozicionohet në vend të 7-të.