VIDEO/ Gol spektakolar nga ish-i i Kombëtares, shqiptari e nis në mënyrë perfekte aventurën te klubi gjerman

Emir Sahiti, pjesë e Kosovës ka tundur rrjetën sot në një miqësore. Shqiptari i cili aktivizohet në radhët e klubit legjendar gjerman të Hamburgut ka gjetur golin pas një aksioni perfekt individual ndaj rumunëve të Steauas së Bukureshtit.

26 vjeçari dribloi mjaft bukur dhe në fund tundi rrjetën në minutën e 11-të për llogari të gjermanëve. Ky ishte goli i parë për lojtarin “Dardan” që pas largimit nga skuadra e Gattusos, Hajduk Split.

Sahiti duket se është përshtatur mirë me ekipin e Bundesliga 2, pas eksperiencës në Kroaci. Kujtojmë që futbollisti dikur ishte pjesë e Kombëtares Shpresa.

Goli i parë i Sahitit për Hamburgun

Lajme të tjera |  Silvinjo kthen Hysajn dhe heq Asanin, sulm i pazakontë për kuqezinjtë! Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Serbi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us