VIDEO/ Goli “i çmendur” i Benzemas në Arabinë Saudite…

Që nga fillimi i sezonit, Karim Benzema duket i vendosur të kthejë faqen e sezonit të kaluar nën urdhrat e Marcelo Gallardo, ku marrëdhënia ishte komplikuar deri në krijimin e tensioneve reale.

Tani i udhëhequr nga Laurent Blanc, Benzema duket i vendosur të tregojë se ai mbetet ende një sulmues më i mirë në moshën pothuajse 37-vjeçare. Dhe “Topi i Artë” i vitit 2022 e demonstroi shkëlqyeshëm këtë mbrëmje të së dielës në Ligën Pro Saudite.

Një goditje e mrekullueshme në këndin e sipërm

Në ndeshjen ndaj Al Wehdas, Benzemas iu deshën vetëm dy minuta për të hapur rezultatin. Dhe në çfarë mënyre! I zhvendosur në anën e majtë, Karim kreu një goditje të mrekullueshme nga 25 metra, që përfundoi në këndin e sipërm të portës së kundërshtarit. Një mrekulli e vërtetë!

Al-Ittihad fitoi me rezultatin e thellë 7-1 ndaj Al Wehdas, ku sulmuesi francez Karim Benzema realizoi nje ‘hat-trick’ (2’, 46’, 89’).

Lajme të tjera |  E KRYER/ Për 25 milionë euro, Milani gati për transferimin e mesfushorit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us