VIDEO/ Goli i dytë sezonal vjen në Kupë, sulmuesi shqiptar “tund rrjetën” në Turqi

Sulmuesi shqiptar, Altin Zeqiri është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Rizespor po luan në shtëpi përballë Vanspor. Sfida e vlefshme për Kupën e Turqisë ka mbyllur pjesën e parë 5-0.

Ishte pikërisht Zeqiri ai që shënoi golin e 3-të për të tijët. Sulmuesi shqiptar përfitoi nga pasiguria e portierit shqiptar. Më pas, shumë pranë portës ai goditi topin duke e dërguar në fundin e rrjetës.

Ky është goli i dytë për shqiptarin në këtë sezon. 24-vjeçari nuk po kalon një moment të mirë edhe për shkak të disa dëmtimeve që e kanë shoqëruar.

Goli i Altin Zeqirit

Lajme të tjera |  Mungon vetëm zyrtarizimi, Vllaznia rikthen për herë të dytë në Shkodër “djalin” e shtëpisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us