Anglia U-21 është kampione e Europianit 2025! “3 Luanët” e drejtuar nga trajneri Karslei, mposhti Gjermaninë U-21 me rezultatin 3 me 2 në finalen e madhe tëzhvilluar në Bratislavë.
Koha e rregullt u mbyll në barazim 2 me 2, teksa në shtesë festuan “3 Luanët”! Anglezët kaluan në avantazh të dyfishtë falë golave të Eliot dhe Hutçinson, në minutat 6 dhe 25, ndërkohë që “panzerat” nuk u dorëzuan duke rikthyer baraspeshën falë golit të shqiptarit Veiper në minutën 45+1 dhe Nebel në minutën e 61-të.
Për golin që do t’i dhuronte triumfin Anglisë U-21, mendoi sulmuesi i Marsejës, Roue, i cili në minutën e 92-të, shënoi golin për 3 me 2.
Ndërkohë pjesa e mbetur e shtesës nuk prodhoi më gola. Një triumf mëse i merituar ky i anglezëve.
FT: ANGLI U-21 VS GJERMANI U-21 3-2
Elliot 6′, Hutchinson 25′, Rowe 92′ / Weiper 45+1′, Nebel 61′
GOLI I ROWE: VIDEO
GOLI I NEBEL: VIDEO
GOLI I WEIPER: VIDEO
GOLI I HUTCHINSON: VIDEO
GOLI I ELLIOT: VIDEO