Dy vajza, adoleshente, janë përleshur me njëra-tjetrën në qendër të Durrësit.
Siç shihet edhe nga pamjet ato shtyjnë dhe godasin njëra-tjetrën, teksa janë në shoqërinë edhe të vajzave të tjera.
Policia bashkiake ka ndërhyrë për të ndaluar agravimin e situatës.
Një qytetar ka filmuar ngjarjen dhe ka dërguar pamjet në redaksinë e JOQ.
Ende nuk dihen arsyet e këtij sherri mes vajzave, që duken në moshën e adoleshencës.
Raste të tilla përleshjesh mes të rinjve po bëhen gjithnjë e më shqetësuese.
Nuk është hera e parë që adoleshentë gjenden në të tilla situatash.