VIDEO/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën në Tiranë!

Teksa duhen pak më shumë se dy orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët.

Të shumtë në numër dhe me ngjyrat kuqezi, tifozët kanë mbushur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

“Autochthonous”, flamuri që ra si nga qielli në stadiumin e Beogradit më 14 tetor, duke bërë xhiron e botës, është parë sot tek Piramida, edhe pse simbole të tilla nuk do të lejohen në stadiumin ”Air Albania”, aty ku sonte Shqipëria pret në një përballje Serbinë.

Sakaq nuk ka munguar as banderola me një mesazh të fortë.

”Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, goditje kjo për FSHF-në e cila ka vendosur të organizojë Europianin e moshave së bashku me Serbinë.

Lajme të tjera |  Kompanitë e basteve “thonë” fjalën e tyre, Serbia favorite përballë Shqipërisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us