VIDEO/ Hysaj i gjithëpërfshirë në fitoren e Lazios, asiston dhe del me të kuq

Lazio ka arritur të triumfojë sot ndaj Empolit me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Serie A. Në formacionet e ekipeve startuan dhe Elseid Hysaj e Ardian Ismajli për ekipet e tyre përkatëse.

Sfida nisi mjaft mirë për shqiptarin e Lazios që arriti të asistojë që në minutën e parë në golin e Dia, gol që vendosi dhe këtë fitore të kryeqytetasve italianë. Megjithatë, Hysaj prishi gjithçka në pjesëne e dytë duke u ndëshkuar me dy kartona të verdhë dhe la Lazion me 10 lojtarë.

Megjithatë, skuadra e kaltërt arriti të marrë tre pikë të rëndësishme sot në Toskanë. Lazio ngjitet momentalisht në vendin e katërt të klasifikimit me 63 pikë, një më shumë se Juventusi dhe dy më shumë se Bologna, ekipe që do të përballen bashkë sonte.

Lajme të tjera |  Shënoi golin e fitores ndaj Veronës, Asllani: Duam finalen e Champions-it, e marta është ndeshja më e rëndësishme e vitit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us