VIDEO/ I mori vendin e titullarit Ylber Ramadanit, Medon Berisha vendimtar te goli i Lecces

Medon Berisha është rikthyer nga dëmtimi, me mesfushorin që e ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme. Berisha po luan ditën e sotme titullar me skuadrën e Lecces në sfidën ndaj Monza në Serie A.

21-vjeçari u rikthye në fushë menjëherë protagonist, teksa asistoi në golin e parë të skuadrës së tij. Një asist përfekt nga lojtari shqiptar i Kombëtares, i cili lë menjëherë gjurmë në kampionat.

Kujtojmë se Berisha luan në këtë përballje titullar, teksa merr vendin e Ylber Ramadanit dhe siç duket po ia shpërblen më së miri besimin trajnerit të tij.

Lajme të tjera |  Hysaj është një hap më afër “të pakapshmit” Lorik Cana, mund të bëhet rekordmeni i ri kuqezi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us