VIDEO/ I pagabueshëm nga pika e bardhë e penalltisë, ish-i i Superiores tund rrjetën në Turqi

Eduart Rroca gjen golin e parë në Turqi. Mesfushori shqiptar ka tundur rrjetën në sfiën që Keciorengucu po luan në shtëpi ndaj Sanliurfaspor.

Ish-i i Kukësit u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në minutën e 45+2-të ekzekutoi siç duhet 11-të metërshin. Një gol që kaloi kështu në avantazh të tijtë.

Por jo vetëm kaq, pasi ka arritur të asistojë edhe në golin e dytë të ekipit të tij në minutën e 49-të.

Eduart Rroca në ligën e dytë turke ka arritur të shënojë 7 gola dhe ka mundur të dhurojë edhe 8 asiste, duke luajtur kështu në 29 ndeshje.

Lajme të tjera |  Partizani kërkon lider në mesfushë, projektohen afrime të bujshme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us