VIDEO/ Interi bën hapin e madh drejt titullit kampion, Atalanta e Gjimshitit nuk i ndal dot zikaltrit

Interi ka arritur të triumfojë në një përballje direkte ndaj Atalantës mbrëmjen e sotme me shifrat minimale 2-0. Ekipi zikaltër tashmë ka nisur arratinë drejt titullit kampion duke përfituar edhe nga ndalesa e Napolit.

Goli i parë në supersfidën e sotme ndaj bergamaskëve u realizua nga Carlos Augusto në fillim të pjesës së parë. Ndërsa Lautaro Martinez pranë fundit të takimit dyfishoi gjithçka dhe vulosi këtë fitore të madhe.

Zikaltrit kryesojnë tabelën e Serie A me 64 pikë të grumbulluara, tre më shumë se Napoli ndjekës dhe 6 pikë më shumë se Atalanta e vendit të tretë. Tashmë shanset për napolitanët dhe bergamaskët për titullin kampion pakësohen ndjeshëm duke parë dhe paraqitjet e mira të Interit.

Lajme të tjera |  U kryqëzua nga tifozët pas humbjes me Interin, reagon për herë të parë Ronald Araujo: E pranoj, dhemb shumë

Goli i Lautaros

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us